Afër ishujve grekë kanë vdekur 22 migrantë

Së paku 22 migrantë, përfshirë 13 fëmijë, janë mbytur gjatë natës në det afër ishujve grekë, Kalymnos dhe Rhodes, derisa përpiqeshin të arrijnë në Evropë, ndërsa 144 vetë janë shpëtuar, kanë thënë autoritetet detare greke.

Afër ujdhesës Kalymnos, sot në mëngjes janë gjetur 19 trupa të pajetë, përfshirë ata të 6 femrave dhe 10 fëmijëve.

Dëshmitarët kanë thënë se afro 150 vetë ishin përpjekur të arrijnë në brigjet e ujdhesës Kalymnos me anije nga Turqia.

Gjatë këtij muaji, 68 vetë janë mbytur në përpjekje për të arritur në Greqi nga Turqia, ka llogaritur agjencia AFP në bazë të statistikave të publikuara nga autoritetet detare të Greqisë.

Artikulli paraprakNdërron jetë boksieri i famshëm turk Sinan Samil Sam
Artikulli vijuesNë Norvegji gjendet shpata vikinge e vjetër 1.200 vjet