Janë kthyer në Greqi afro 600 migrantë, pasi ata mbrëm kaluan ilegalisht kufirin dhe u futën në teritorin e Maqedonisë. Ata u ndalën nga forcat e sigurisë në Maqedoni, e më pas u rikthyen në Greqi përgjatë mesnatës. “Një pjesë e emigrantëve të cilët dje pasdite ilegalisht e kaluan kufirit Maqedoni-Greqi tek fshati Moin i Gjevgjelisë, kanë filluar vetë të kthehen në territorin grek pasi kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë më tej, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ndodhen në afërsi të fshatit ku janë zënë dhe mbajtur nga forcat të armatës dhe policisë. Në Gjevgjeli situata sot është e qetë. Kampi është i zbrazët, ndërsa atje janë vendosur emigrantët që u shpëtuan dje nga mbytja në lumin Suva Rekë dhe rreth njëzetë emigrantë të cilët janë kthyer nga kampi në Tabanoc. Ndërkohë, është paralajmëruar se Komisioneri i BE-së për emigracionin Dimitris Avramopoulos, do të kryejë edhe një vizitë në kampin e Idomenit për të inspektuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen azil-kërkuesit. Ndërkohë, organizatat humanitare vijojnë të japin alarmin se ndihmat, ushqimi dhe medikamentet janë drejt fundit. Një tjetër problem shqetësuar janë problemet shëndetësore. Mjekët e kampit druhen se kushtet katastrofike të higjienës mund të ndihmojnë në përhapjen e ndonjë sëmundjeje epidemike.

You Might also Like
VIDEO – Cila grua është më e mira prej të gjithave
Vazhdojmë me publikimin e pyetjeve dhe përgjigjeve me qëllim mësimin e fesë tonë islame, pyetja…
By
Redaksia
0 Min Read
Shqiptimi i fjalës Allah shëron sëmundjet shpirtërore
Vander Hoven, një psikolog nga Holanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me…
By
Redaksia
2 Min Read
SHUAJB ARNAUTI – Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame
SHUAJB ARNAUTI Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame Shuajb Arnauti lindi ne Damask…
By
Redaksia
5 Min Read
Sfidat që çdo çift modern duhet t’i kalojë para martesës
Marrëdhënie – Jeta moderne i ka ndryshuar sfidat me të cilat duhen të përballen çiftet…
By
Redaksia
6 Min Read
Bild: Zhvillimet në Maqedoni shqetësuese
Funksionarë të ndryshëm evropianë vazhdojnë të alarmojnë Maqedoninë për rrezikun nga humbja e perspektivës euro-atlantike.…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO – Kritika se "selefijtë" nuk janë tolerantë
Në një pyetje të parashtruar Hoxhës nga Shkupi Bekir Halimi se si e komenton deklaratën…
By
Redaksia
0 Min Read
