Ymer Agë Ulqini apo Aga Imeri është një këngë popullore në të cilën përshkruhen vetit e popullsisë vendase të rrethit të Ulqinit. Në qendër të këngës gjendet besa dhe kuptimi i saj në frymën shqiptare. Në këngë i këndohet personazhit të quajtur Imer, një agallarë i cili merr pjesë në luftë dhe pas disa dështimeve zihet rob. Mirëpo kjo i kushtonte atij; Imeri i kishte dhënë besën gruas së tij që do të kthehej brenda tri viteve ose në të kundërtën ajo kishte pëlqimin e tij që brenda tri ditëve pas kalimit të besës të martohej me dikë tjetër.
Aga Imeri i jep besën bijës së mbretit që nëse e lirojnë të zgjidhë problemet familjare, për të cilat e kishte njoftuar një i burgosur, ai do të kthehej përsëri. Në ditën e kthimit në vendlindje Imeri takon rrugës dasmorët që përcillnin gruan e tij për nuse me ç’rast ai i bindë dasmorët se kishte të drejtë ta mbante nusen pasi që ajo ishte gruaja e tij. Kur Aga Imeri zgjedhë problemet familjare, kthehet në burgun e mbretit për ta vazhduar dënimin. Mirëpo mbreti i befasuar me besnikërinë e Imerit, e liron atë nga burgu dhe ai kthehet në vendlindje te nusja e tij.
You Might also Like
Dhjetë vrasësit më të mëdhenj të shekullit 20
Asnjëri prej tyre nuk u dënua për veprat e tyre makabre dhe asnjëri prej tyre…
By
1 Min Read
Çfarë tha Napoleon Bonaparta për Muhamedin a.s. dhe Kuranin
Njëri nga francezët më të njohur në botë, Napoleon Bonaparta, në lidhje me Kuranin dhe…
By
1 Min Read
Shumica nuk është dëshmi që diçka është e saktë
Shumica nuk është dëshmi që diçka është e saktë Nga shejh Salih el-Feuzan Burimi: Sherh…
By
6 Min Read
Çmimet Nobel që nuk duhet të ishin dhënë
Çmimi i munguar ndaj Gandit dhe ai që iu dha babait të lobotemisë, janë dy…
By
5 Min Read
Nga Satanisti deri te Muslimani
Christopher Bohar Emri të cilin ma dhuruan prindërit ëhstë Christopher Bohar, ndërsa atë të cilin…
By
4 Min Read
