Agron Kuçi bën betimin për mandatin e tretë

Sot zyrtarisht Komuna e Junikut me Kryetarin e ri dhe Kryesuesin e Kuvendit

Sot është mbajtur mbledhja inauguruese e kuvendit komunal të Junikut , ku janë betuar kandidatët e rinj të kuvendit. Gjithashtu betimin e beri edhe Kryetari I Komunës së Junikut z. Agron Kuçi për mandatin e tretë, I cili pos betimit zyrtar theksoj se do të punoj me përkushtim të lartë që Juniku të këtë zhvillim ekonomik, zhvillimin e turizmit, bujqësisë, arsimin ejt.

Më pas është bërë edhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit ku z. Muharrem Krasniqi nga radhët e AAK-së fitoj ndaj kandidatit tjetër nga radhët e LDK – së z. Tahir Isufaj.

Artikulli paraprakMytaher Haskuka ka zënë karrigen e të parit të Prizrenit
Artikulli vijuesMuhaxheri betohet për të udhëhequr Pejën edhe për katër vjet