AHMADINEXHAD PASARDHËS I HITLERIT

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka dënuar sot ashpër deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad kundër ekzistencës së Izraelit.

Nëpërmjet një deklarate, kreu i qeverisë shqiptare thekson se Ahmedinexhad përbën një kërcënim real për paqen në Lindjen e Mesme, ndërsa e quan atë një pasardhës të Hitlerit, për mënyrën si I përçmon hebrenjtë.

“Me deklaraten e tij të fundit se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmedinaxhad dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qendrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre. Me këto qendrime, Ahmedinexhad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratën e Berishës.

erisha thekson më tej se “Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinexhad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me cdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”.kohaislame

Artikulli paraprakS’KA LINDUR SERB QË THOTË SE KOSOVA ËSHTË SHTET
Artikulli vijuesKRIJOHET NJË SISTEM I RI MBROJTJEJE NGA HAKERËT