IRANI NUK DO TË HEQË DORË NGA PROGRAMI BËRTHAMOR, PAVARËSISHT SANKSIONEVE

Irani nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor pavarësisht presioneve ekonomike dhe sanksioneve perëndimore, deklaroi presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad në një konferencë shtypi në Teheran, të transmetuar nga televizioni shtetëror.

“Nëse disa mendojnë se mund të ushtrojnë presion ndaj Iranit, ata gabohen dhe duhet të korrigjojnë qëndrimin e tyre. Ne nuk jemi një popull që do të heqë dorë nga çështja bërthamore”, deklaroi ai.

Zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland theksoi dje se rënia historike e monedhës iraniane, që ka humbur një të tretën e vlerës përballë dollarit në një javë dhe 80 për qind në një vit tregon suksesin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura kundër Iranit për programin bërthamor të kontestuar.

Ahmadinexhad dënoi sot një ”luftë’ ekonomike e ndërmarrë nga perëndimorët kundër Iranit.trt/kohaislame

Artikulli paraprakBankat 37 milionë fitim e për këtë pëson populli
Artikulli vijuesMinistri indian, deklarata fyese ndaj femrave