Ahmeti:Thaçi e Veseli të hënën mund të arrestohen nga Gjykata Speciale

Analisti politik, Arben Ahmeti ka shkruar se mundësia që të hënën të ketë të arrestuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht që është krishtlindje ‘i ka shastisur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin’ – shkruan Kumti

Në Facebook, Ahmeti shkruan se Veseli e Thaçi kanë informacione se do të arrestohen dhe se atyre si asnjëherë më parë po u shërben kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai shkruan se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet.

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në rrjetin social “Facebook”:

Mundesia qe te henen te kete te arrestuar nga Specialja perkunder qe eshte krishtlindje i ka shastisur Hashim Thacin e Kadri Veselin. Si asnjehere me pare atyre po u sherben Ramush Haradinaj. Edhe Kadriu edhe Hashimi kane informacione se do te arrestohen.

Perderisa me vjen keq per Kadrine, Hashimi vete e krijoi Specialen. E ushqeu me bindjen qe ajo do t’i marr njerezit afer tij ( p.sh Kadrine) por jo ate. Tash kur po e sheh se mund te perfundoje ne monstrumin juridik qe vete e ka krijuar po mundohet ta ndale ate.

Sot, neser dhe gjate gjithe ketyre diteve, keta mund te bejne gjithcka ne Kuvendin e Kosoves. Gjithcka te keqe per Kosoven. Vetem per te nuk do te mendojne.

Gjykata nuk mund te zhbehet. Fare lehte ajo hyn ne jurisdiksionin e OKB. Kosova kthehet ne 12 44. Edhe na i leshojme prap banesat me qira per UNMIK. Me rendesi keta me mbajte ymyt qe nuk arrestohen

Artikulli paraprakLajmi i fundit:Kadri Veseli e konfirmon se do të ketë seancë për Gjykatën Speciale
Artikulli vijuesShfuqizimi i Gjykatës Speciale do na tërheq njohjet e pavarësisë së Kosovës si dhe largim të KFOR-it