AKI kërkon ‘spiunë’ (Dokument)

0
260

Agjencia Kosovare për Inteligjencë –AKI ka hapur një konkurs të ri.

Përmes një njoftimi ata po kërkojnë persona me aftësi menagjeriale, administrative dhe profesionale.

 

Kërkohen aftësi edhe të inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike.

Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet për punësim në AKI si më poshtë:

Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;

Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme;

Të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë;

Të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak;

Të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI.

Punësimi është me afat të pacaktuar pas përfundimit me sukses të periudhës provuese bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, me ç ‘rast kandidatët mund tu nënshtrohen edhe kushteve specifike për punonjës të AKI, përfshirë edhe procedurën e verifikimit të sigurisë.

Konkursi do të jetë i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike.

AKI bë apel që aplikimi të jetë diskret, në rastet e aplikimit on-line të kujdeseni që aplikimi të mos bëhet nga IP adresa që identifikon lehtë vendqëndrimin tuaj të përhershëm.