Malazezët kërkojnë që rruga Deçan-Plavë të emërohet “Radovan Zogoviq”

Shoqata e Malazezëve të Kosovës i ka dërguar kërkesë institucioneve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi që rruga Plavë – Deçan, Deçan – Plavë të marrë emrin Radovan Zogoviq.

Ky i fundit është letrar malazez i shekullit 20 –të i varrosur në varret e Deçanit, transmeton Klan Kosova.

Sipas një njoftimi për media të kësaj shoqate emërimi i rrugës Plavë –Deçan me emrin e Radovan Zogoviqit do të ishte konfirmim i raporteve të mira fqinjësore në mes të Malit të Zi e Kosovës, por edhe konfirmim se Kosova e Mali i Zi, përkatësisht malazezët e shqiptarët nuk kanë harruar të mirat dhe veprat e tij letrare e njerëzore.

“Radovan Zogoviq, është shenja mbrojtëse e malazezëve autentikë nga Kosova, kurse vepra e tij letrare është testament dhe udhërrëfim për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, theksohet në njoftimin për media të Shoqatës së malazezëve të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Artikulli paraprakNëse diku vëreni kulm të tillë, lajmëroni policinë menjëherë
Artikulli vijuesAKI kërkon ‘spiunë’ (Dokument)