Aksident në Tiranë, automjeti i merr jetën kalimtares

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë duke i marrë jetën 73-vjeçares Myrvete S.

Automjeti tip AUDI A3 me targa AA927EE ka humbur kontrollin, duke aksidentuar dy gra kalimtare dhe duke përfunduar në buzë të lumit të Lanës, sikurse mund të shihet në foto, në zonën përpara kompleksit Taiwan.

Nuk dihen ende sa persona ndodheshin në bord, por shkak i aksidentit ka qenë pëpjekja e drejtuesit për të shmangur kalimtaret.

Nga një video që qarkullon në Facebook dhe sikurse u konfirmua nga një dëshmitar në vendngjarje për MAPO,  shihet një person që marr ndihmën e shpejtë nga mjekët dhe që transportohet për në ambulancë nga uniformat e bardha dhe disa efektivë të policisë rrugore.

Artikulli paraprakPrekëse: Nëna me dy jetimë, jeton në kasolle (Video)
Artikulli vijuesGermanwings, BE-ja i kërkoi Gjermanisë më tepër kontrolle