Dje në mëngjes policia e Tetovës ka kryer bastisje në shtëpit e dy qytetarëve të fshatit Odër. Në shtëpinë e 48 vjeçarit D.Z kanë gjetur bimë të panjohura rreth 2 metra të larta si “canabis sativa”, 4 fishekë të të kalibrit 16mm dhe armë gazi. Në shtëpinë e 37 vjeçarit B.Sh janë gjetur bimë të panjohura dy metra të gjata. Të gjitha këto janë fotodokumentuar dhe do të merren masa.