Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit ka deklaruar se referendumi për një version të ndryshuar të kushtetutës së vitit 2012 kishte dështuar.
Aleanca vazhdoi të pohonte se referendumi dy-ditor për ndryshim kushtetues, votimi për të cilën përfundoi të mërkurën, ka “dështuar në mënyrë spektakolare”.
Aleanca, e cila përbëhet nga disa parti dhe grupe islamike kundër grusht shtetit, u kishte bërë thirrje përkrahësve të bojkotojnë referendumin. Grupi vazhdoi të përgëzoj mbështetësit për “suksesin” e fushatës, të cilën ajo e përshkroi si “histroike”.
“Le të mbajnë referendum të ri në çdo tri ditë, kurrë nuk do të kenë të drejtë për të ndryshuar ndonjë gjë me këto votime”, deklaroi Aleanca.
Gjithashtu, grupi vazhdoi të nxjerrë në pah se komisioni që ka hartuar kushtetutën e Egjiptit në vitin 2012, e cila ishte pezulluar pas rrëzimit të Mursit, ka qenë komision i zgjedhur, ndryshe nga ky i tanishmi për të ndryshuar statusin.
Qeveria e përkohshme e Egjiptit referendumin e sapo përfunduar e sheh si hap për zbatimin e udhërrëfyesit kalimtar të vendsour nga ushtria pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi./mesazhi/
You Might also Like
Turqia përkujton 90 mijë dëshmorët e Sarikamish-it
- Në të gjithë Turqinë sot mbahen manifestime në kuadër të shenimit të 100 vjetorit…
By
Redaksia
3 Min Read
Ashton mbërrin në Kajro, ku do të takohet me liderë politikë
Katrin Ashton, shefja e politikave të jashtme të BE, mbërrin sot në Kajro, duke shënuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Kërkohet hetim i ri për shkollat e Gulenit në SHBA
Për shkak të lidhjes me organizatën terroriste “strukturat paralele” (FETO/PYD), nga autoritetet e Kalifornisë kërkohet…
By
Redaksia
2 Min Read
Muftiu i Asadit: Perandoria Osmane nuk ka qenë Islame
Ahmed Bedrudin Hasun, muftiu i regjimit të Asadit në Siri ka kritikuar hilafetin osman, duke…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjermanisë i duhen gjysmë milion të huaj në vit për të siguruar mirëqenien
Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Sudani i Veriut i mposhti forcat e Jugut dhe i detyroj në tërheqje të pakushtëzuar.
Forcat e armatosura të Sudanit kanë "çliruar" Hegligun, deklaroj ministri i mbrojtjes së Sudanit të…
By
Redaksia
2 Min Read
