Alergjitë e pranverës

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imëta të cilat barten nga pemët, bari – poleni, janë faktorët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilat sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, që është shkaktari i parë i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruajtja e syve dhe simptomat e tjera.

Si t’i parandaloni alergjitë?

Është shumë e vështirë t’i parandaloni alergjitë e pranverës, megjithatë, me disa këshilla mund t’i zvogëloni simptomat:
1. Qëndroni në shtëpi kur niveli i polenit në ajër është i lartë – gjatë orëve të paradites dhe mbyllni dyert dhe dritaret në mënyrë që të parandaloni grimcat e polenit të hyjnë në shtëpinë tuaj.
2. Kujdesuni rreth higjienës së shtëpisë. Thithni pluhurin me fshesën me korrent, minimumi dy herë në javë dhe pastroni pluhurin imtësisht.
3. Pas shëtitjes pranverore në natyrë, zhvishuni, bëni dush dhe lani flokët.

Artikulli paraprakZbuteni dhimbjen në muskuj!
Artikulli vijuesEkskluzive: Arrihet marrëveshja, Thaçi e Daçiq takojnë Rasmussen