Algjeri: Konfiskohen katër tonë kanabis

Doganierët algjerianë kanë konfiskuar në kufirin e shtetit të tyre me Marokun katër tonë kanabis, në vlerë prej 1.6 milionë euro, njoftuan zyrtarët doganorë. Kanabis është zbuluar gjatë natës, pasi doganierët kishin përcjellë lëvizjen e një automjeti.

I cili më pastaj ishte lënë në afërsi të kufirit me Marokun, njoftoi agjencia algjeriane e lajmeve APS. Shoferi i automjetit ia doli të ikën nga kamioni, që ishte ir regjistruar në të dy shtetet dhe ku u gjet droga. Si transmeton agjencia algjeriane e lajmeve, në këtë pjesë të vendit deri tash janë konfiskuar të paktën 25 tonë kanabis.

Algjeria e ka mbyllur kufirin e saj me Marokun në vitin 1994, pas sulmit në qytetin Marakesh, për të cilin autoritetet marokene patën fajësuar shërbimin algjerian të sigurisë. Megjithëkëtë, kontrabandistët e drogës dhe qytetarët në të dy anët arrijnë të kalojnë kufirin.kohaislame

Artikulli paraprakMaqedoni, bojkotohet abetarja e MASH-it?
Artikulli vijuesSulme në Damask