Algjeri: Së shpejti hapet xhamia me minaren më të lartë në botë

Xhamia me minaren më të lartë në botë që është ndërtuar në stilin modern së shpejti pritet të hapet. Ndërtimi i saj ka zgjatur pesë vjet, njofton aljazeera.

Djamaa el Djazair ose ndryshe e njohur si Xhamia e Madhe e Algjerisë, konsiderohet si njëra ndër tri xhamitë më të mëdha në botë dhe do të ketë minaren më të lartë, 54 metra më e lartë se minarja e xhamisë Hasani i II në Marok e cila është ndërtuar në vitin 1993 dhe minarja e saj është e lartë 210 m.

Siç njoftojnë mediat në Algjeri, minarja e xhamisë së madhe në Algjeri do të arrij në 264 metra.

Ndërtimi i xhamisë së madhe në Algjeri, që është projektuar nga arkitektët gjerman kap vlerën e 1.5 miliardë dollarëve.

Sipas portaleve arkitektonike hapja e kësaj xhamia pritet të ndodh në muajin Dhjetor.

(Islampress)

Artikulli paraprakSchulz kërkon rigjallërimin e marrëdhënieve Ankara-BE
Artikulli vijuesEgjipti lejon haxhinjtë e Gazës të kalojnë kufirin