Algoritmi

Algoritmi në matematike dhe informatikë, është një veprim i përcaktuar saktë për zgjidhjen e një problemi ose të një lloji të caktuar problemesh. Algoritmi mund të përkufizohet si një ecuri që lejon të fitohet një rezultat i dhënë duke ndjekur, në një renditje të përcaktuar, një tërësi hapash të thjeshtë që përkojne me veprimet e zgjedhura nga një tërësi e kufizuar. Algoritmi pra, është ecuria që krijon përgjigjen për një pyetje , çështje ose zgjidhjen e një problemi me një numër të kufizuar hapash.

Me fjalë të thjeshta, “algoritmi” është edhe një recete kuzhine. Përshembull: Problem “Si të fërgojmë dy vezë për mëngjes?”
Fillimi
Materiali (Funksione, procedura, variablat tipet e ndryshme si në ADA95, Pascal, Fortran etj)
1)Ndezim pllakën ngrohëse
2)Marrim tavën e vëjme në pllakë
3)Hedhim vaj për zirje
4)Thejmë ‘N’ vezë
5)Pas një kohe i rrotullojmë
6)Pas një kohe tjetër i heqim vezët e fërguara i vëjmë në pjatë
Fundi i programit

Struktura e shembullit shpjegon si programohet, mirepo njerzimi qysh në kohërat e lashta kanë ditur të bëjne një gjë të tillë,
kurtha është një lloj programimi sepse atyre ju ështe dashur që të studiojnë sjelljet e kafshës që ajo të bie në kurthë.

Në bazë të përkufizimeve të mësiperme, përftojmë katër vetitë themelore të algoritmit:
Vijimi i udhëzimeve duhet të jetë i kufizuar
Ai duhet të sjellë një përfundim
Udhëzimet duhen të jenë të zbatueshme
Udhëzimet nuk duhet të jenë të paqarta.


Fjala Algoritëm vjen nga matematikanti Pers Al-Khwarizmi (që u latinizua në mesjetë : Algoritmi), për të cilin në shekullin e IX u shkrua libri i parë për zgjidhjen e ekuacioneve lineare dhe kuadratike.

Artikulli paraprakIPKO shpejton dhe liron internetin
Artikulli vijuesStuhia godet pjesën verilindore të SHBA-së, dy të vdekur