Ali Ahmeti e lavdëron deri në qiell Anton Çetën por i "harron" të mirat e hoxhallarëve që bëjnë për ti pajtu Shqiptarët

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur rreth figurës së Anton Çetës duke thënë që aktiviteti i tij i faljes së gjakut në Kosovë i ka paraprirë luftërave të UÇK-vë në ish Jugosllavi.

Këto komente Ahmeti i ka bërë me rastin e zbulimit të bustit të Anton Çetës në Rreshën të Mirditës në Shqipëri.

“Dje në Rrëshen të Mirditës u përurua busti i personalitetit të madh të pajtimit të popullit shqiptar të Kosovës, Profesor Anton Çeta!

I përgëzoj mirditoret për nderimin e kësaj figure të madhe shqiptare, kontributi i të cilit në pajtimin dhe mbylljen e hasmërive në mes të shqiptarëve, luajti rol të madh në pregaditjen për fillimin e luftërave të armatosura çlirimtare të shqiptarëve në viset e tyre në ish-Jugosllavi.

Prof. Anton Çeta është simboli i shuarjes së gjakmarrjes në mes të shqiptareve andaj shpreh respektin tim për kontributin e madh të misionarit të paqës e të pajtimit të popullit shqiptar”. përfundon Ahmeti.

 

Por Ali Ahmeti harron Mulla Idriz Kakrukin (i cili ishte ai që punoi në teren për ti pajtu gjaqet mes shqiptarëve ndërsa Anton Ceta ishte vetëm si figurë), Ali Ahmeti harron Hoxhallarët shqiptarë nga trevat shqiptare që për çdo dit pajtojnë ngatresa, vrasje etj të Shqiptarëve!

 

Artikulli paraprakAl-Walid sulmon ashpër Donald Trump
Artikulli vijuesShifra zyrtare: Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 mijë e 549 persona – por Mediat Kosovare flasin për "Islam Radikal" e jo për Radikalizmin Serb