Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Allahu do ta ndihmojë robin e Tij, aq sa robi e ndihmon vëllanë e tij”.
Shkalla më e ultë e përmbushjes së të drejtës së vëllait tënd është kur ai të kërkon që ti të bësh diçka për të, dhe ti e ke mundësinë ta bësh atë, dhe je i lumtur ta bësh atë. Kjo është shkalla më e ultë.
Shkalla e mesme e përmbushjes së të drejtës së vëllait tënd është kur ti e përmbush atë pa ta kërkuar ai fare.
Shkalla më e lartë e përmbushjes së të drejtës së vëllait tënd është që ti t’i japësh përparësi nevojës së vëllait tënd, para nevojës tënde!
Allahu i Madhërishëm ka thënë:
“Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri do të jetë fitues.” [El-Hashr:9]
Ibën Abasi (radijAll-llahu anhuma) ka paralajmëruar që të mos i kërkohet personit kur ai ka nevojë për ndihmën tënde (sepse në këtë mënyrë ti do të kërkosh që ai ta poshtërojë / turpërojë veten).
Ibën Kudame (rahimehullah) ka thënë:
“Disa nga të parët tane kujdeseshin për familjen e të vdekurit deri në 40 vite!”
Në Sahihun e Muslimit, qëndron hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre (radijAll-llahu anhu):
“Kush e liron një besimtar nga një shqetësim prej shqetësimeve të jetës së kësaj bote, Allahu do ta lirojë atë nga një shqetësim prej shqetësimeve të Ditës së Ringjalljes. Dhe kush ia lehtëson atij që nuk ka mundësi ta paguajë borxhin, Allahu do t’ia lehtësojë gjërat në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe Allahu do ta ndihmojë robin e Tij, aq sa robi e ndihmon vëllanë e tij.”
Marrë nga shkrimet e Ibën Kudames (v.689, Allahu e mëshiroftë),