Amir Elezi: BDI nuk mund ta mbulojë turpin e ministrave të vjetër me ministra të rinj (VIDEO)

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Amir Elezi, në emisionin “10 minuta” të RTV21 ka adresuar një sërë akuzash ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim pas zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni. Elezi i ka quajtur ministrat e rinj vetëm si të dëgjueshëm ndaj shefave të tyre të vërtetë.

Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim ndodhet në një situatë të quajtur “vdekje klinike” dhe tentimet për reanimim në këtë fazë janë përpjekje të kota. “Kjo është vetëm një agjendë në kuadër të premtimit që Ali Ahmeti ia ka dhënë Nikolla Gruevskit që zgjedhjet të mbahen me datë 5 qershor”, ka thënë Elezi.

“Fillimisht kjo parti politike, (BDI), tregoi një jokonsistencë në paraqitjet e tyre publike ngase në fillim deklaruan se do të dalin si strukturë nga qeveria, mirëpo më pastaj ndryshuan mendjen dhe thanë se do të bëjnë një riformatim të strukturave të tyre që i paraqesin ata në ekzekutiv. Assesi nuk mundet që disa njerëz të rinj të mbulojnë turpin e Musa Xhaferrit, flas në këtë rast si ministër dhe jo në plane tjera dhe turpin e ministrave të tjerë të BDI’së të cilët dështuan në cdo plan, si në paraqitjet dhe artikulimin e kërkesës së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, ka deklaruar Amir Elezi.

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA u shpreh se ky subjekt politik është i gatshëm për të marrë zgjedhje kurdo që ato të mbahen, mirëpo gjithmonë në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar dhe pasi që të jenë pjekur kushtet për zgjedhje demokratike. “Vetë situata me votuesit fantom dhe votat e pavlefshme gjatë pastrimit të listave zgjedhore, sipas përfaqësuesit të Lëvizjes BESA, është tregues se BDI nuk është as përfaqësuese legjitime e shqiptarëve, por ka manipuluar me vullnetin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=LSR_XrcwakU

Artikulli paraprakRefugjatët ishin sulmuar 300 herë brenda 2016-ës
Artikulli vijues14 fëmijë refugjat nga Tabanoci kanë përfunduar në Spitalin e Kumanovës