Angelina Jolie ka thënë se sistemi ndërkombëtar për refugjatët ka dështuar, njofton 21Media.
Angelina Jolie, e dërguara e posaçme e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, ka thënë se sistemi ndërkombëtar humanitar për refugjatët ka dështuar.
Lidhur me krizën e refugjatëve në botë, ajo tha se të gjitha kombet duhet të bashkohen dhe të solidarizohen me refugjatët.
Më parë, kreu i UNHCR-së kishte deklaruar se kriza e refugjatëve është çështje globale.
Këto deklarata janë bërë në një organizim kushtuar migrimit, shkruan BBC. Në këtë organizim u tha se është i rëndësishëm zhvillimi i koncepteve, me qëllim të përmirësimit të kushteve ekonomike dhe atyre të sigurisë për refugjatët.