Kryetari i shoqatës së ”branitellave”, Stonajçe Angellov, ka hedhur akuza për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke thënë se me çdo çmim është duke tentuar që të shkaktojë destabilizim të kontrolluar të Maqedonisë, kësaj radhe përmes OQM-së së Stevçe Jakimovskit.
Angellov thotë se Gruevski dështoi që të shkaktoj dhunë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, kurse tani është në tentim për të nxitur konflikt ndërmjet vetë maqedonasve.
Ai u bën thirrje të gjithë përkrahësve të tyre që sot në ora 18 t’i bashkëngjiten protestës së opozitës kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i jep mundësi kryetarit të shtetit që të falë të dënuarit për parregullsi zgjedhore, dhunë, pedofili, tregti me drogë.
Gjithashtu bën thirrje kundër protestuesve që edhe ata t’u bashkëngjiten në protestë, për t’i thënë JO, planit të gjakderdhjes, prandaj për një gjë të këtillë, ai u kërkon që të mos protestojnë aty ku tashmë është paralajmëruar protesta, ose nëse ndodhen aty, atëherë të largohen./