Ankohet Ivanovi: Evropa na la vetëm

Maqedonia është akuzuar për situatën me migrantët, edhe pse ata vijnë te ne nga territori i Bashkimit Evropian. Për fat të keq Unioni e harroi Ballkanin dhe jemi lënë vetë me këtë problem, thotë presidenti Ivanov Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën polake “Gazeta Wyborcza”.

“Nëpër Maqedoni kalon rruga kryesore e emigrantëve. Ne shpenzojmë 1 milion euro në muaj që t’u ndihmojmë, ndërsa vetëm për përforcimin e forcave policore shpenzojmë 800.000 euro në muaj. Problemet tona janë rezultat i asaj që ndodh në BE – migrantët vijnë në Maqedoni nga territori i Unionit, sepse askush nuk e ruan kufirin e tyre”, thotë presidenti Ivanov.
Maqedonia, thekson Ivanov, vepron me emigrantët në mënyrë humane dhe u mundëson transit nëpër tërë territorin për 72 orë. “Migrnatët vijnë te ne nga territori i Greqisë, i cili veç më ka fituar më shumë se 450 milionë euro. Ne deri tani morëm vetëm 90 mijë euro”, thotë presidenti Ivanov, i cili vlerëson se ndihma shtesë e premtuar nga Unioni, për shkak procedurave burokratike, do të arrijë madje gjatë dimri të ardhshëm. Bashkëpunimi mes shërbimeve tona dhe Unionit, posaçërisht Greqisë konstaton presidenti i Maqedonisë është shumë i dobët.
“Tani më kemi pasur situatë kur në një ditë, autoritetet greke kanë transportuar drejt kufirit tonë 15 mijë njerëz. Është dashur të shpallim gjendje krize dhe të dërgojmë ushtarë që ta kontrollojnë situatën, sepse qyteti Gjevgjeli, në kufi përmes të cilit kalon traseja kryesore e migracionit, ka vetëm 15 mijë banorë. Filluan trazirat, migrantët hedhnin gurë drejt policisë sonë dhe ata është dashur të ndërmarrin masa.
Maqedonia është akuzuar për situatë me migrantët, edhe pse këta njerëz kanë ardhur nga territori i BE-së. Për fat të keq, Unioni e ka harruar Ballkanin. Jemi lënë vetëm me këtë problem”, thotë Ivanov. Duke u përqendruar në perspektivën evropiane të vendit, presidenti Ivanov sqaroi se edhe krahas rekomandimit të Komisionit Evropian dhe gjashtë raporteve pozitive, Maqedonia është e bllokuar për shkak të kontestit me emrin me Greqinë.
“Kur Greqia vendosi veto ndaj ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, kemi ngritur proces para Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vendosi se vetoja ka qenë joligjore, Megjithatë, askush nuk e respekton këtë. Sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s deklaroi se ky aktvendim nuk është i domosdoshëm për NATO-n. Frustracioni mes popullatës është i madh. Shikojnë se të gjitha vendet tjera shënojnë progres, ndërsa Maqedonia qëndron në vend. Kjo është një nga shkaqet për çka në çdo dy vite kemi krizë politike”, thotë Ivanov në intervistën për gazetën polake Gazeta Wyborcza.

Artikulli paraprak2120 refugjat janë futur në Maqedoni brenda 24 orëve
Artikulli vijuesVazhdon fluksi i migrantëve në Evropë