Hakerët e grupit “Anonymous” permes nje deklarate të publikuar në faqet e tyre online i kanë shpallur luftë kandidatit për president te SHBA-ve në radhët e rebublikanëve, Donald Trump.
Llogaritë e “Anonymus” në rrjetin social Twitter njoftuan që kanë kryer, siç thanë ata “sulme kibernetike” ndaj faqes online të objektit afarist të Trump në Nju Jork. Siç njoftuan “Anonymus”, faqja e internetit të biznesit të Donald Trump ishte bllokuar për një kohë të caktuar, transmeton e perditshmja britanike “Mirror”.
Trump u bë subjekt i kritikave nga mbarë bota pasi kërkoi që të gjithë myslimanëve t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u kritikua si nga Shtëpia e Bardhë, ashtu edhe nga rivalët e tij republikan.