Anti-korrupsioni: Mund ta rihapim rastin e Pacollit

Pas raportimit të disa medieve kosovare nën pretendimin se AKK ka fshehur konfliktin e interesit kur ka marr vendim që të mbyll rastin pa konflikti interesi për të cilin dyshohej se: – Zv/Kryeministri i Kosovës z Behxhet Pacolli si përfaqësues i një konsorciumi firmash ndërkombëtare ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë nigeriane, Agjencia sqaron opinionin se ky vendim është marr krejtësisht duke u mbështetur në dokumentet të cilat i ka ofruar Zyra e z Pacolli, thuhet në një komunikatë të AKK-së.

Në lidhje me këtë çështje e përditshmja “Koha Ditore” ka botuar faksimile ku pasqyrohet nënshkrimi i Z.v kryeministrit të Kosovës z. Pacolli si përfaqësues i kompanisë ndërkombëtare ”Segas Internationale Ltd .

Agjencia kundër korrupsionit nuk i ka poseduar dokumentet të cilat janë prezantuar në të përditshmen në fjalë dhe në as një mënyrë nuk ka pasur tendencë të fshehjes së konfliktit të interesit të z. Pacolli, arsyetohet AKK-ja.

Për më tej AKK, është duke analizuar situatën e krijuar, ndërsa siç është thënë edhe në vendimin e saj në paragrafin e fundit për rastin në fjalë, se në pajtim me nenin 18 paragrafi 11 të Ligjit nr.o3/L-159 për Agjencinë kundër korrupsionit, Agjencia mund të rihap rastin në çdo kohë nëse paraqiten rrethana të reja, ka paralajmëruar AKK-ja në komunikatën e saj./kohaislame/

Artikulli paraprakNdërkombëtarët kanë në duar privatizimet e mëdha në Kosovë
Artikulli vijuesMobili “Facebook” që do të rivalizojë “iPhone”