Apeli dhe Apelimi

Apel m.sh. –
Thirrje emër për emër e nxënësve në shkollë, e ushtarëve ose e njerëzve në një mbledhje për të parë kush mungon. Apeli i mbrëmjes. Bëj apelin. Mungon në apel. Rreshtohemi për apel.
drejt., vjet. Ankimi kundër një vendimi gjyqësor, në bazë të së drejtës së të dënuarit për të kërkuar rishikimin e vendimit nga një gjykatë me e lartë. Gjykata e apelit. Komisioni i apelit. Bëj apel.
Thirrje që u bëhet të tjerëve për të kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e tyre në një çështje. U bëj apel. Nënshkruaj apelin.[1]

Apeloj kal.drejt. –
vjet. I drejtohem një gjykate më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një gjykatë më e ulët. Apeloi vendimin.
I drejtohem një organi më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një organ më i ulët.

Apelim m.sh.drejt. –
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve apeloj, apelohet. E drejta e apelimit. Afati i apelimit. Shqyrtoi apelimin.
Dokumenti që përmban kërkesën për të rishikuar një vendim të dhënë nga gjyqi.[1]

Artikulli paraprakAkumulatori
Artikulli vijuesAplikacioni i ri i Gmail vjen në iOS