Apple ia bllokon Kinës qasjen në lajme për shkak të censurës

Aplikacioni i lajmeve në iOS 9 edhe zyrtarisht është në dispozicion vetëm në një pjesë të vendeve të botës, por edhe nëse udhëtoni jashtë vendit tuaj, një gjë e tillë nuk është e mundur edhe në Kinë.

Sipas një raportimi nga New York Times thuhet se Apple ka shkyçur tërësisht qasjen e lajmeve në Kinë, transmeton Koha.net, duke ju ndaluar për të lexuar ndonjë lajm edhe nëse jeni duke përdorur pajisje që janë krijuar në Amerikë.

Apple nuk ka konfirmuar se përse është bërë një gjë e tillë, por sipas raportimit nga NYT, thuhet se kompania ka marrë këtë vendim pasi më mirë është që të shkyç qasjen në lajme sesa të arrihet një marrëveshje për shumë artikuj dhe burime të censuruara të Kinës.

Apple gjithashtu në këtë vend i ndërron të dhënat në aplikacionin e hartës, duke i përdorur të dhënat e aprovuara nga qeveria kineze.

Artikulli paraprakSkandalet tronditin edhe Coca Cola
Artikulli vijuesMbesa e Konicës vjen nga Siria: Dua pasaportën e Shqipërisë