Ata që kanë një aparat celular “iPhone” ku thuhet se memoria e brendshme është 16 GB, ndoshta nuk e kanë vënë re që hapësira e vërtetë e ruajtjes së materialeve nuk është aq sa thuhet. Rrjeti prestigjoz amerikan i informacionit “CNN” shkruan se një pjesë e konsiderueshme e memories është marrë nga software i Apple iOS. Ndërsa shton se kostoja e vërtetë e këtij produkti shkon rreth 227 dollarë.
Në një shkrim kushtuar produktit të ri të Apple, “CNN” thotë disa konsumatorë në Maiami, Kaliforni, kanë paditur kompaninë për “mashtrim”, për faktin se rreth 20 për qind e memories së telefonit është e zënë nga programet dhe nuk është e disponueshme për ta. “Aktualisht disa konsumatorë të këtij produkti janë duke kërkuar më shumë se 5 milionë dollarë dëme për atë që ata thonë se është reklama të rreme Apple”,-shkruan “CNN”.
Gjithashtu theksohet se Apple i ri iOS 8 software, merr deri 3 GB të memories së një iPhone 6. Kjo është rreth 19% e hapsirës së telefonit me 16 GB të reklamuar. “IOS 8 software” merr 20% të memories të një iPhone 6 Plus ‘dhe 21% të hapësirës së lirë të një iPad’.
You Might also Like
Aplikacioni i ri i Gmail vjen në iOS
Google sapo ka lansuar versionin më të ri të aplikacionit për shërbimin e saj të…
By
Redaksia
1 Min Read
Çfarë zhvillimesh teknologjike mund të presim vitin e ardhshëm
Kur bëhet fjalë për zhvillimet inovative sigurisht i kemi sytë nga gjigandët e teknologjisë. Vitet…
By
Redaksia
2 Min Read
Nokia do të fillojë të paguajë për Windows Phone
Sot gjatë ditës është thënë se Nokia pas një kohe të gjatë ka arritur të…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse Google+ mund ta mposhtë Facebook-un?
Edhe pse Facebook tani është kompani publike dhe ka afro 1 miliard shfrytëzues, Google+ ende…
By
Redaksia
10 Min Read
FACEBOOK, DO TË ZHDUKET NË VITIN 2020?
Analistët dhe njohësit e mirë të rrjeteve sociale dhe teknologjisë pretendojnë se rrjeti gjigant social…
By
Redaksia
2 Min Read
Staples nxjerr për shitje shtypësin Cube 3D
Shtypësi apo Printeri 3D sigurisht që është vala e së ardhmes në teknologji. Shtypësi 3D…
By
Redaksia
1 Min Read
