Apple të investoj në rrjetin social Twitter?

Sipas një raporti të postuar gjatë ditës së djeshme nga e përditshmja amerikane New York Times, ndërmarrja Apple dhe Twitter gjatë muajve të fundit kanë negociuar rreth mundësisë së një investimi të përbashkët prej qindra miliona dollarësh.

Times, duke cituar persona anonim të cilët kishin rrëfyer rreth kësaj ngjarjeje, tha që nuk ka shumë biseda “në këtë moment” dhe nuk ka ndonjë garancë se do të arrihet ndonjë marrëveshje.

Një investim i tillë, tha gazeta, do ta vlerësonte Twitterin në më tepër se 10 miliardë dollarë. Zëdhënësit e dy ndërmarrjeve nuk pranuan që të komentojnë për këtë raport.

Bisedat e Apple me Twitterin kishin nisur qysh një vit më parë, raportoi gjatë ditës së djeshme Wall Street Journal, duke cituar një person i cili ishte në dijeni rreth kësaj çështjeje. Nuk ka ndonjë investim të tanishëm zyrtar ose biseda për blerje mes ndërmarrjeve, thuhet mes të tjerash në këtë postim në Wall Street Journal.

Twitter, derisa ende më i vogël se kundërshtarët e tij Google dhe Facebook, pret të grumbullojë të paktën 1 miliardë dollarë në shitje në 2014-tën, thanë dy njerëz të cilët ishin të njohur me ngjarjen. Hulumtuesit e ndërmarrjes EMarketer kanë thënë që në vitin 2014 Twitter nga reklamat, nga i cili burim i vijnë pothuajse të gjitha të ardhurat, do të rritet në 540 milionë dollarë nga 139.5 milionë sa ishin në vitin e kaluar.

Artikulli paraprak“Qeveria s’interesohet për shqiptarët e Sirisë”
Artikulli vijuesFacebook i paguan hakerët me mbi 400,000 dollarë për t’i arrnuar vrimat