Arabi: Alkooli i veshur me ambalazh të Pepsit

Alkooli është ligjërisht i ndaluar në Arabinë Saudite.

Përmes raportimeve të shumta të medias arabe gjatë kësaj të enjteje, mbi faktin sesi mundën autoritetet saudite të kontrollit kufitar me Emiratet e Bashkuara Arabe të kapnin një trafikant kontrabandist me 48 mijë kanaçe “Heineken”, të gjitha të veshura me qese plastike që lexonin “Pepsi”.

“Një kamion që transportonte ato, që fillimisht u dukën si kanaçe normale të pijeve të lehta Pepsi, u ndalua dhe më pas iu nënshtrua procesit standard të kontrolleve ndaj produktit. Menjëherë u bë e qartë se birrat me përqindje alkooli ishin mbushur për t’u fshehur me qeset me logo Pepsi”, tha menaxheri i përgjithshëm i kufirit të Al Batha, Abdulrahman al-Mahna, për median arabe Al Arabiya.

Videoja e publikuar nga Agjencia saudite e Doganave tregon sesa “bindëse” ishin këto veshje mashtruese.

Kjo nuk është hera e parë që kontrabandistët kanë përdorur metoda nga më të ndryshmet për të futur alkoolin në Arabinë Saudite.

Vetëm pak muaj më parë, një saudit u kap në kufirin me Bahreinin me 12 shishe pijesh alkoolike të qepura në bluzat e tij, ndërkohë që së fundi autoritetet saudite kanë gjetur më shumë se 19 mijë shishe pijesh alkoolike të fshehura nëpër dërgesat e orizit dhe salcës së domateve. /Top Channel/

Artikulli paraprakS’ka UNESCO me Hashim Thaçin dhe me tjerët si ai
Artikulli vijuesMercedes S facelift, si do të jetë