Arabi Saudite – Portikët otomanë sërish në Mekë

Shumica e portikëve otomanë, që janë zbërthyer në vitin 2012 për të zgjeruar hapësirën e tavafit, janë restauruar dhe rivendosur 20 m më prapa vendndodhjes së tyre të dikurshme.

Të cilësuar si “Gjerdani i Qabesë” nga Mbreti saudit, Salman Bin Abdulaziz, portikët otomanë do të rivendosen të gjithë deri në fund të vitit, pasi të jenë restauruar plotësisht.

Këta portikë, që janë ndërtuar nga i famshmi arkitekt Sinani dhe kanë rrethuar Qabenë për 500 vjet me radhë, do të qëndrojnë në formë gjysmëhëne përreth Qabesë kur punimet të kenë përfunduar.

Zbërthimi i portikëve osmanë pesë vite më parë, kur nisën punimet për zgjerimin e hapësirës së tavafit, kishin shkaktuar reagimin e Ankarasë. Presidenti Recep Tayyip Erdogan, asokohe kryeministër, ishte takuar me ish-mbretin Abdullah Bin Abdulaziz të Arabisë Saudite gjatë një vizite në këtë vend, ndërsa ky i fundit i kishte premtuar Erdoganit rivendosjen e tyre. Përveç kësaj, restaurimi i portikëve i ishte dhënë një kompanie turke.

Artikulli paraprakTodenhöfer: Ne jemi dhunues dhe terroristë, jo muslimanët”
Artikulli vijuesDuaja që largon brengat e dunjasë dhe Ahiretit