Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të enjten për të diskutuar një rezolutë të Arabisë Saudite që shpreh shqetësim të madh lidhur me dhunën në Siri dhe dënon mungesën e veprimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Projekt-rezoluta gjithashtu ngre shqetësime rreth kërcënimit të qeverisë siriane për të përdorur armë kimike kundër asaj që Siria i quan ‘pushtues të huaj’. Projekt rezoluta saudite i bën thirrje Presidentit Bashar al-Asad të japë dorëheqjen për hir të një tranzicioni paqësor në qeveri demokratike.
Në Asamblenë e Përgjithshme nuk ekziston e drejta e vetos, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, ku Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar 3 projekt rezoluta të veçanta që kërcënojnë Sirinë me sanksione për përdorimin e armëve të rënda kundër civilëve.
Luftimet vazhduan edhe dje në Siri, përfshirë qytetin më të madh të vendit, Aleppo.
Gjithashtu të martën, figura të opozitës në takimin në Kajro thanë se do të fillojnë formimin e një qeverie kalimtare në mërgim.
You Might also Like
Ushtria e Assadit nis kundërofensivën në Aleppo
Ushtria e Assadit ka filluar një kundër ofensivë ndaj luftëtarëve çlirimtarë në qytetin e dytë…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri, muaji mars më i përgjakshmi
Më shumë se 6 mijë persona kanë vdekur në Siri gjatë muajit mars, duke shënuar…
By
Redaksia
1 Min Read
PAKISTAN – 10 TË VDEKUR PAS NJË SULMI AJROR AMERIKAN
Të paktën 10 persona u vranë sot në mëngjes pas sulmit të një avioni amerikan…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan të martën në Iran, në fokus zhvillimet rajonale e ndërkombëtare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare njëditore…
By
Redaksia
3 Min Read
DITA E TRETË E LUFTIMEVE NË DAMASK
Në Siri, aktivistët thonë se në Damask kanë vazhduar për të tretën ditë me radhë…
By
Redaksia
1 Min Read
Çavusoglu: Turqia nuk hyn e vetme në Siri
Pyetjes “A do të hyjë Turqia në Siri?” i erdhi një përgjigje në emër të…
By
Redaksia
1 Min Read
