Krahasimi mes pushtetit diktatorial i VMRO-BDI-së (Gruevski-Ahmeti) me atë të pushtetit aktual në Turqi (të udhëhequr nga Erdogani) kanë shumë dallim dhe nuk mund të heqësh një paralele duke i barazuar mes vete për shumë arsye dhe atë:
1.Turqia u bë një ndër 20 shtetet më të forta ekonomikisht në botë pas ardhjes të Erdoganit ndërsa Maqedonia u bë shtet më i varfër dhe më i pazhvilluar në krahasim me para 10 viteve.
2.Turqia i lau të gjitha borxhet e jashtme ndërsa Maqedonia për çdo vit vetëm zhytet në borxhe të reja që veç zoti e di se kur do mund të shlyhen.
3.Në Turqi pushtetin e udhëheqin njerëz që kan ardhur si rezultat i verdiktit të popullit (sovranit) ndërsa në Maqedoninë e pas 2008-ës në pushtet kanë ardhur parti të cilat kanë manipuluar me proceset zgjedhore duke mbushur kuti votimi apo duke varfëruar popullin që më vonë si në ankand t’i blejë votat (dëshmi përgjimet e publikuara)
4.Në Turqi për gjysëm ore populli i mbushi sheshet në mbrojtje të institucioneve të shtetit vetëm me fjalën Allahu-Ekber (Allahu është i Madh), ndërsa në Maqedoni me hamburgerë, pije dhe transport të paguar nuk grubullohet popull më shumë se sa grumbulohen protestues kundër regjimit VMRO-BDI.
5.Lideri i Turqisë udhëhiqet nga fjala e Zotit, ndërsa liderët e partive që kanë pushtetin në Maqedoni udhëhiqen nga fallxhoret.
Ky është dallimi mes një shteti të zhvilluar ekonomikisht, pa borxhe dhe me mbështetje nga popullit siç është rasti i Turqisë dhe një shteti i cili ka varfëruar popullin, ka shkatërruar ekonominë, ka dërguar mbi 400 mijë qytetarë në azil, ka manipuluar zgjedhjet dhe ka bërë që mafia të ketë shtet siç është rasti me Maqedoninë.
(Status në Facebook i Arjanit Hoxha nga Këshilli Opozitar)
You Might also Like
Pakistani dhe India bisedojnë për kufirin
Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit dhe Indisë pritet që të hënën të takohen për të diskutuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet myslimane në Beograd
Marrëveshja do të lejojë që myslimanët të varrosen në përputhje të plotë me besimet e…
By
Redaksia
4 Min Read
Beyribey: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit
TIRANË (AA) – Grupi i Miqësisë Turqi-Shqipëri në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë dhe…
By
Redaksia
4 Min Read
Trump merr vendimin drastik, së shpejti stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk mund të përdorë më telefonat
Presidenti Donald Trump së shpejti mund të ndalojë stafin e Shtëpisë së Bardhë të përdori…
By
Redaksia
1 Min Read
A e keni ditur se në Suedi qysh në shekullin e 18 ka qenë i lejuar ezani?
Partia djathtiste e Suedisë, (SD) në hyrje dhe dalje të qytetit Karlskron ka vendosur një…
By
Redaksia
1 Min Read
BE i dhuron Gjeorgjisë liberalizimin e vizave, por me një
Gjeorgjia është shteti i radhës që Brukseli i jep “vizën”. Ish-republika sovjetike, ka marrë së…
By
Redaksia
1 Min Read
