Arrestohet çifti, trajtonin vajzën si kafshë

Një çift boshnjakësh është arrestuar pasi ka mbajtur në skllavëri për tetë vjet një vajzë të re gjermane, e cila aktualisht është 19 vjeçe. Ngjarja e rëndë është bërë publike vetëm sot, por lirimi i vajzës, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik, është bërë në datën 17 maj. Policia boshnjake ka hyrë në shtëpinë e çiftit në qytetin e Tuzlës dhe ka bërë të mundur lirimin e vajzës 19-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është raportuar nga një prej televizioneve kryesore boshnjake, por shumë detaje të saj janë ende të pazbardhura. Televizioni raporton se madje dhe nëna e vajzës ishte në dieni të ngjarjes aspak normale.
Personat e mbanin peng vajzën janë Milenko e Slavojka Marinkoviç. Sipas policisë, ata e mbanin vajzën të mbyllur në shtëpi dhe duke e shmangur nga çdo kontakt i mundshëm me persona të tjerë. Çifti i ka ndalur dhe frekuentimin e shkollës. Ndërkohë që mësohet se trajtimi i saj ka qenë antinjerëzor dhe nuk kanë mundur rastet e përsëritura të dhunës dhe torturat.
Ngjarja është zbuluar vetëm nga një fqinj i çiftit. Policia është befasuar nga rrëfimi i fqinjit. Sipas tij, çifti e kishte lidhur vajzën dhe e detyronte të tërhiqte një karro të vogël, njëlloj si të ishte një kafshë ngarkese. Pas ndërhyrjes së policisë, vajza është vënë nën mjekim dhe nën trajtimin e psikologëve, për të parë gjendjen e saj mendore. Në mediat boshnjake shkruhet se vajza mund të ketë pasur dhe abuzime seksuale nga çifti që e mbante atë në shtëpi, por policia ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me pretendime të ngritura nga disa prej fqinjëve për dhunë seksuale.
Sipas medieve, vajza gjermane ka ardhur në Bosnje me të ëmën e saj e cila kishte një marrëdhënie me Milenko Marinkoviç. Lidhja e tyre duket se ka pasur si qëllim vetëm marrjen e dokumenteve gjermane nga boshnjaku. Ndërkohë që nuk dihet se përse e ëma e saj nuk e denoncuar këtë fakt në polici./BS/kohaislame

Artikulli paraprakKQZ: Aliu kryetar i Ferizajit
Artikulli vijuesBugajski: Ekzistojnë vetëm dy zgjidhje për veriun