Arrestohet i riu, kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur duke e kërcënuar

Një i ri nga Pogradeci kishte krijuar një lidhje me një të mitur nga Tirana dhe kryente marrëdhënie seksuale me të prej muajsh.
 
Vajza ka deklaruar në polici, se marrëdhënien e kryenin pa dëshirën e saj.
 
16 vjeçarja ka pohuar para oficerëve, se Ajet Bizgjoni ishte në dijeni të moshës së mitur të saj, por ai nuk hiqte dorë dhe e kërcënonte vazhdimisht.
 
Pasi ka bërë një kallëzim në policinë e Tiranës, 25 vjeçari është vënë në pranga dhe do të përgjigjet për veprën penale të marrëdhënieve seksuale të mitura, për të cilën rrezikon disa vite burg.
Artikulli paraprakLezhë, adoleshenti i vjedh priftit 4 ora me vlerë 30.000 euro
Artikulli vijuesJerusalemi Lindor, Izraeli pezullon ndërtimin e vendbanimeve hebreje