Një ndër më të zëshmit e BDI-së, pas Artan Grubit, Artin Spahiu, ka akuzuar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që përkrahën Presidentin turk Taip Erdogan, duke e krahasuar ate “me diktatorin Nikolla Gruevski”, partnerin koalicionues të partisë së tij, BDI, transmeton Fakte. “Opinionisti i pavarur” i Ahmetit harron se partia e tij po ndan këtë “diktaturë” me Gruevskin tanimë 8 vite pa asnjë telashe, ashtu siç po ndajnë edhe tenderët qeveritarë në kurriz të shqiptarēve. Hipokrizia nuk ka brirë… ja shkrimi i plotë i Spahiut të BDI-së:
“Kritikoni Gruevskin per Totaliritarizem, dhe levdoni Erdoganin per totalitarizem,
Kritikoni Gruevskin per ndalues se fjales se lire, dhe levdoni Erdoganin i njohur tani si shkelesi me i madh i fjales se lire,
Kritikoni Gruevskin si shtypes te mendimit ndryshe, levdoni Erdoganin si asgjesues i mendimit ndryshe,
Kritikoni Gruevskin si ngulfates se fjales se lire, levdoni Erdoganin si vrasesin me te madh te fjales se lire ,
Kritikoni Gruevskin si mbylles se mediave qe kane mendim ndryshe, levdoni Erdoganin si shkaterues se mediave kundershtare,
Kritikoni Gruevskin si populist qe ne cdo moment thirret ne fuqin e popullit me antiprotesta, levdoni Erdoganin qe ne cdo moment kur ka pasur kriza ka kerkuar daljen e popullit ne rruge,
Kritikoni Gruevskin per nacionalizem, levdoni Erdoganin qe njihet si shoven dhe ithtar i rikthimjes se otomanizmit,
Kritikoni Gruevskin se thyes te sekularizmit te shtetit, levdoni Erdoganin si shkaterues te bashkejeteses fetare te Turqise,
Kritikoni Gruevskin si ndertues te objekteve grandioze ne frymen diktatoriale, levdoni Erdoganin si ndertuesi i pallatit me te madh dhe me megaloman presidencial,
Kritikoni Gruevskin per korrupsionin te dala nga pergjimet, levdoni Erdoganin qe publikisht i doli korrupsioni dhe krimi ne komunikim me djalin e tij,
Kritikoni Gruevskin qe burgosi shoket dhe mbeshtetesit te tij per ardhje ne pushtet- Lube Boshkovski, ndersa levdoni Erdoganin qe sot ka shpallur armiq te gjithe ish bashkepuntor dhe mbeshtetesit e tij , nder ta Fatullah Gylen-njeriu qe e pru ne pushtet.
Kritikoni Gruevskin si inskenues te skenareve te ndryshme per mbajtjen e pushtetit, perkrahni Erdoganin si inskenues i Grusht Shtetit per perforcimin e pushtetit
Kritikoni Gruevskin se pse ai permes pergjimeve te bera vete u mundua qe te shpik armiq te jashtem ( amerikanet dhe europian), levdoni Erdoganin qe permes “grusht shtetit” te inskenuar u mundua te shpik armiq te jashtem , po te njejtet si Gruevski( amerikanet dhe europiane)
Edhe shume krahasime te tjera mund te bejme, por me e rendesishmja eshte se Gruevski eshte miku me i afert i Erdogan dhe qe ne Turqi i lejohet te hyn ne cdo moment edhe me shoqerues te armatosur.
Kesaj i thone vleresim me polistandarde mbi baza interesi.
Une mendoj ndryshe nga Ju, per mua menyra e funksionimit te te dyve eshte e njejte dhe qe te dy jane identik…!“- ka shkruar Spahiu./Fakte