Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Thaçi e ka njoftuar Schulzin për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt jetësimit të liberalizimit të vizave.
“Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga Bashkimi Evropian për punën e bërë nga institucionet e vendit”, ka thënë Thaçi.
I pari i vendit theksoi se Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejmë të shtetit, ndërsa e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE-së, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Nga ana tjetër, Presidenti Schulz, theksoi se liberalizimi i vizave është tema kryesore që preokupon Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në.
Ai ka shprehur bindjen se për Kosovën do të ketë një vendim meritor për angazhimin e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
You Might also Like
Aksident në Deçan, një i vdekur dhe një i lënduar
Ka humbur jetën Valdrin Bajraj ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore në një aksident…
By
0 Min Read
“Dosja e shefave”, Vetëvendosje kërkon hetime edhe ndaj Thaçit e Veselit
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që t’i zgjerojë hetimet edhe ndaj kryetarit…
By
2 Min Read
Izetbegoviç në 23-vjetorin e pavarësisë: Do të ketë gjithnjë e më shumë BeH
“Do të ketë gjithnjë e më shumë Bosnje dhe Hercegovinë, do të ketë gjithnjë e…
By
2 Min Read
Erdogan: Duan të prodhojnë të pasur me dollarë
Presidenti Erdogan tha të shtunën se qeveria turke këtë javë do të marrë masat e…
By
1 Min Read
Kaos dhe krizë politike në Maqedoni
Kaos, kizë politike dhe paralajmërimeve për “pranverë arabe” janë zërat dhe akuzat e partive politike…
By
3 Min Read
Rusët nuk mund të bëjnë “këmisha anti-turke” sepse ende presin materialin turk!
Planet e dizajnuesve rus për koleksionin e ri me mbishkrimet anti-turke mund të dështojnë, sepse…
By
1 Min Read
