Asgjësohen 5863 bimë narkotike në Krujë, arrestohen 5 persona

Në kuadër të operacionit të koduar “Krujë 2015”, janë gjetur e asgjësuar 5863 bimë narkotike. Nëpërmjet këtij operacioni u bë i mundur edhe arrestimi i pesë personave, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
 
Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë në  bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH Tiranë, kanë arrestuar shtetasit, Haxhi Hasani 68 vjeç, Preng Dedaj 47 vjeç, Bardhyl Kullaj 57 vjeç, Shaban Aruçi 58 vjeç dhe Endrit Aruçi 29 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A. H., 33 vjeç.
 
Pas një kontrolli të ushtruar në fshatrat , Brret, Krastë, në komunën Nikel dhe në fshatin Larushk i Sipërm, Fushë-Krujë u konstatuan: 80 parcela me rreth 5863 rrënjë bimë narkotike në një lartësi 30-250 cm, të llojit kanabis sativa.
 
Ndërkohë, policia e Krujës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim./Shekulli.al
Artikulli paraprakTurqi, varrosen viktimat e sulmit në Suruç
Artikulli vijuesÇfarë “El Chapo”, kjo arratisje është 100 herë më spektakolare!