Australia akuzon Kinën për sulm kibernetik

Byroja Australiane e Meteorologjisë pretendon se Kina është përgjegjëse për sulmet kibernetike të kryera javën e kaluar ndaj sistemit të saj kompjuterik.

Sipas institucionit mediatik australian ABC theksohet se ka prova që Kina qëndron pas sulmeve kibernetike të ndërmarra javën e kaluar ndaj rrjetit kompjuterik të Byrosë Australiane të Meteorologjisë e cila posedon një prej super kompjuterëve më të mëdhenj në vend.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Politikave Strategjike të Australisë (ASPI) Peter Jennings, tha se ka prova që pas sulmeve kibernetike qëndrojnë piratët e kompjuterëve (hakerët) kinezë.

Artikulli paraprakFrancë, policia mbylli tre xhami
Artikulli vijuesEgjipt, raporte për blerje votash në zgjedhjet parlamentare