Grupi i cili do të tubohej me një protestë Anti-islame në Melbourne të Australisë, u bllokua nga një grup tjetër të cilët reaguan ndaj këtij veprimi, raporton Anadolu Agency (AA)
Protesta kundër islamit e cila u organizua në të gjithë vendin nga organizata “Reclaim Australia” ka tërhequr reagimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut.
Pasi pjesëmarrja në protestat e organizuara në 16 qendra në të gjithë Australinë ka qenë e ulët, australianët kanë dalë kundër kësaj nisme duke e cilësuar si “rracizëm” dhe kanë mbajtur protestë në shenjë reagim ndaj saj.
Australianët e organizatave të shoqërisë civile dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut penguan protestën e grupit anti islam të cilët u mblodhën në sheshin Federation në Melbournë.
Australianët të cilët rrethuan dhe bllokuan sheshin nën slloganet si “nuk ka vend për recizëm”, “muslimanë mirë se erdhët, jo rracizmit”, “jo frikës, mirë se erdhët muslimanë” nuk kanë lejuar mbështetësit e “Reclaim Australia” të hyjnë në shesh.
Në fjalimet e mbajtura në shesh duke u theksuar se “Reclaim Australia” janë rracistë edhe kundër aborigjinëve vendasve u tha se “Për kë mundohen të marrin Australinë. Këto troje kanë qenë gjithmonë të aborigjinëve dhe ashtu do të jenë përherë”.
– Tensioni u kthye në konflikt
Edhe pse në shesh ishin marrë masa të forta sigurie nga policia here herë janë rritur tencionet ku dhe ka patur konflikte, ku disa protestues i kanë rënë të fikëtit. Ndërsa gazetarët që janë sulmuar janë ndihmuar nga kolegët dhe shokët e tyre.
Jodee Mundy një nga protestuesit pasi thekson se janë kundër sulmeve ndaj muslimanëve që jetojnë në Australi për gazetarin e AA-së shprehet se “Ndodhem këtu sepse dua që shokët e mi muslimanë ta ndiejnë veten të sigurtë kur të ecin në rrugë”.
Ndërsa protestuesi Tom Cameron i cili thekson se Reclaim Australia ka organizuar protestë rraciste me pretekstin për ato pak myslimanë që jetojnë në Australi ai shprehu se “Ndodhemi këtu sepse një grup i quajtur Reclaim Australia po mban një protestë fashiste ku janë duke sakrifikuar muslimanët, të cilët përbëjnë një pjesë shumë të vogël të popullsisë tonë. Skajet ekstreme përbëjnë akoma edhe një pjesë më të vogël. E vetmja gjë që bëjnë është të nxisin urrejtje. Ndodhemi këtu për të qëndruar përballë tyre dhe për ti ndaluar ata”.
Australianët të cilët kanë mbrojtur muslimanët në protestën e cila zgjati për mëse tre orë ata kanë mbajtur në duar pankarta me shkrime si “Rracista shkoni në shtëpitë tuaja”, “islamofobistë shkoni në shtëpitë tuaja”, “frikësohuni nga racizmi, jo nga muslimanët”. Ndërsa protestuesit anti-islamë kanë mbajtur në duar pankartat me shkrimet “Islami armiku i Perëndimit”, “Zgjohu Australi”, “jo ligjeve të sheriatit”.
Pjesëmarrësit në protestat të cilat filluan në një ambient të tensionuar u shpërndanë pas protestave të cilët zgjatën për mëse 3 orë.