Austri: Koka derri në një xhami në ndertim

Dy koka derri janë vendosur në një xhami në ndërtim, në kryeqytetin e rajonit Steiermark, Graz, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Qendrës Kulturore Islame në Graz, Aldin Bektash, ka deklaruar për gazetarin e AA se 3 persona të panjohur kanë vendosur dy koka të prera derri në një xhami me dy minare e cila është në ndërtim.

Bektash tha se kokat e prera të derrave janë varur pranë minareve dhe se menjëherë pasi ata janë konstatuar është telefonuar policia. Ndërkohë policia ka ndaluar dy personat e dyshuar për këtë vepër penale.

Zëdhënësi ka shtuar në fjalën e tij se Qendra ka marrëdhënie shumë të mira me shoqërinë dhe shtetin. “Vetëm grupet radikale të djathta janë kundër ndërtimit të xhamive këtu. Për këtë arsye u shokuam kur konstatuam sulim e tyre”, u shpreh Bektash.

Ai ka dënuar sulmin dhe kërkon dënimin e radikalëve të cilët kryejnë sulme raciste. Ndërkohë policia ka nisur një hetim për dy personat e ndaluar.

Artikulli paraprakMe prerjen e shiritit hapet xhamia e Ferhat Pashës në Banja Llukë
Artikulli vijuesFrancë: një muslimane me ngjyrë, kandidate për presidente të vendit