Gjatë sulmit të mërkurën janë vrarë një numër i konsiderueshëm i terroristëve të PKK-së
Avionët turq kanë shkatërruar objektiva të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime brenda burimeve të ushtrisë.
Avionët luftarakë vranë të mërkurën një numër të konsiderueshëm të terroristëve të PKK-së në sulmet e ndërmarra në ora 14:00 sipas kohës lokale në rajonin Sinat-Haftanin, tha burimi i lartpërmendur në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të dhënë deklaratë zyrtare.
Sulmi i fundit i ushtrisë erdhi si pasojë e një sulmi të mëhershëm të PK-së mbi ushtarët turq në qarkun Uludere të provincës së Sirnakut, në të cilën katër ushtarë ranë dëshmorë dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur.