Pas rritjes enorme të çmimit të biletave për transportimin me tren të refugjatëve, Hekurudhat e Maqedonisë ngelën pa veshë ndaj reagimeve të shumta të sektorit jo qeveritar, të avokatit të popullit si dhe të Komitetit të Helsinkit, të cilët kërkuan përgjigje për këtë diskriminim, transmeton zhurnal.mk
Nga zyra e Avokatit të popullit thuan se menjëherë që e kanë parë lajmin në media se çmimi i biletave për refugjatët është katër herë më i madh se i rregullti kanë nisur një procedurë dhe kanë kërkuar përgjigje nga drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë.
“Kërkuam që të na tregoje vendimin nga ana e Bordit drejtues për rritjen e çmimit, nëse e ka, kërkuam përgjigje për arsyetimet se biletat ia japin refugjatëve pak para hipjes së tyre në tren, pa llogari fiskale, si dhe kërkojmë përgjigje për thëniet në opinion se nëse dikush nuk arrinë që të hip në tren, i bie bileta dhe duhet që të nxjerr biletë të re për tentim të ri.
I dhamë afat që të na përgjigjet brenda tetë ditëve dhe presim përgjigje javën e ardhshme”, deklaroi Vaska Bajramova Mustafova, zëvendës avokat i popullit, transmeton zhurnal.mk
Mustafova theksoi se ekzistimi i çmimeve të ndryshme është diskriminim i qytetarëve.
“Kërkuam që çmimi i transportit të jetë njëjtë, ashtu si për qytetarët maqedonas, edhe për të tjerët. Njashtu treguam në nevojën për transport më efikas. Në mesin e refugjatëve ka edhe të sëmurë, të moshuar dhe invalid. Kërkuam që të respektohet dinjiteti i tyre gjatë përdorimit të transportit”, potencoi Mustafova