Axha përdhunoi mbesën e mitur 4 vjet rresht
E tmerrshme ajo që ka ndodhur në Fier, ku një vajzë e mitur është detyruar të kalojë pragun e moshës adoleshente nën abuzim të rregullt seksual nga xhaxhai i saj.
K.Çala, një vajzë nga Fieri, e cila pesë vjet më parë ishte vetëm 14 vjeçe, është detyruar të përballojë dhunë seksuale nga vëllai i të atit, i cili për afro katër vjet rresht e ka përdhunuar duke e detyruar që të heshtë deri këto ditë kur vajza ka marrë guximin ta denoncojë.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht për NOA.al nga drejtoria e policisë së Fierit.
Ajo tha se “nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit të dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, Thoma Çala, 46 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, Fier”.
Zyrtarisht policia konfirmon se “ndalimi i tij u bë pasi më datën 5 shtator 2015, në orën 18:00, ka bërë kallëzim shtetasja K.Ç., 19 vjeçe, ku denoncon se Thoma Çala e ka përdhunuar nga muaji prill i vitit 2010 e në vazhdim deri në vitin 2013”.
Policia thotë se materialet e dosjes së këtij krimi të shëmtuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Në gjykatë, ku pritet të ketë vlerësim mase sigurie këtë fillimjavë në Fier, mendohet të ketë qëndrimin e tij edhe i dyshuari nëse ai e pranon akuzën.
You Might also Like
Po ndërtohet Xhamia e Behgjet Pacollit (FOTO)
Lajmi i Fundit Behgjet Pacolli është duke mbajtur msheft nga masa ndërtimin e kësaj Xhamie…
By
0 Min Read
Stimujt e nevojshëm për të jetuar jetën që ëndërrojmë
Psikologji – Jeta juaj sot sigurisht është e ndryshme nga ajo që kishit ëndërruar, megjithatë…
By
6 Min Read
Aksident në Shkodër, vdesin 2 të rinj
2 të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth ores…
By
1 Min Read
Trump jep fjalën për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit
Kandidati i republikaneve për postin e presidentit në SHBA, Donald Trump ka deklaruar se në…
By
2 Min Read
Vdes i riu nga Prishtina – Ishte i Xhamisë
Se vdekja nuk zgjedh moshë tregon fakti se kohëve të fundit goxha shum të rinjë…
By
1 Min Read
12 rregullat bazë për higjienën intime të femrës
Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për…
By
5 Min Read
