Azem Syla dhe të tjerët mbesin në paraburgim

Gjykata e Apelit ka vendosur që të refuzojë ankesat e të pandehurve të arrestuar në fund të muajit të kaluar nën dyshimin për krim të organizuar në tjetërsimin e pronave shtetërore.

Bazuar në këtë vendim, Azem Syla, Arton Vila, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Avni Maxhuni, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu dhe Ljubisa Vujovic do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim ashtu siç ka vendosur më herët Gjykata Themelore e Prishtinës.

Këtë persona dyshohen për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Ish-deputeti Azem Syla dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal prej rreth 50 vetash, të cilët janë të dyshuar lidhur me këtë rast

Artikulli paraprakDëm prej 1,5 milionë euro të HM Transport nga bllokada e migrantëve në Idomeni
Artikulli vijuesTurqi – Përurimi i tunelit të Evroazisë do të bëhet në fund të vitit