Azem Syla me grupin dëmtoi 30 milionë euro Kosovën

Ka nisur herët një aksion i EULEX-it bashkë me Policin e Kosovës duke kërkuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylen ku dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, mëson “zeri.info”

Po ashtu mësohet se aksioni ka të bëjë me rastin e  tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.

Azem Syla nuk është gjetur në shtëpi por është arrestuar shoferi i tij dhe pesë të tjerë.

Aksioni i bastisjeve është zgjeruar edhe në lagjen Pejton të Prishtinës ku është bastisur shtëpia Arton V., një ish shofer i PDK-së.

Burime nga EULEX bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një rast në të cilin janë 40 të dyshuar ndërsa do të bastisen 42 lokacione në vende të ndryshme të Kosovës.Aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente.

Artikulli paraprakNëna e Adelina Ismailit varroset me rite Islame
Artikulli vijuesRrugëtimi i Maqedonisë në NATO, premtim i parealizuar i BDI-së