Azerbajxhani shkatërron një pikë zjarri të ushtrisë armene

Ushtria e Azerbajxhanit ka qëlluar duke shkatërruar një pikë të ushtrisë armene nga e cila është hapur zjarr

Ushtria e Azerbajxhanit ka qëlluar duke shkatërruar një pikë të ushtrisë armene nga e cila është hapur zjarr, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit thuhet se një pikë e zjarrit të ushtrisë armene e cila vazhdimisht hapte zjarr ndaj pozicioneve të Azzerbajxhanit është qëlluar duke u shkatërruar. Ministria e cila ka njoftuar se ka humbje të jetëve nga ushtria e Armenisë, ka publikuar edhe pamjet e sulmit.

Ndër të tjera njoftohet se është rrëzuar edhe një mjet ajror pa pilot i Armenisë i cili kryente fluturime zbuluese mbi pozicionet e Azerbajxhanit në fshatin Talish në vijën e frontit.

Ushtria e Armenisë në orët e natës ka kryer sulme përgjatë vijës së frontit ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit, ku dhe në rajonet Hoxhavend-Fuzuli pati përleshje të ashpra.

Sulmi u zbraps nga ushtarët e Azerbajxhanit. Gjithashtu u njoftua se nga ushtria azere ka patur edhe humbje të jetëve.

Artikulli paraprakMali i Zi, 5 shtetas serbë pranojnë përgatitjen e sulmeve
Artikulli vijuesMeksika do t’i kundërpërgjigjet veprimit të Trumpit për murin