Mbi 410 mijë azilkërkues u regjistruan për herë të parë në Bashkimin Europian gjatë semestrit të tretë të 2015-s. Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, 1 ndër 3 prej tyre vjen nga Siria.
Në krahasim me tremujorin parardhës, Zyra europiane e statistikave vëren trefishim të kërkesave nga qytetarë të Sirisë e Irakut dhe dyfishim prej afganëve.
Këta përbëjnë 3 shtetësitë kryesore të azilkërkuesve për gati 60% të numrit të përgjithshëm të kërkesave të regjistruara në këtë periudhë. Shqiptarët kryesojnë pjesën e mbetur të aplikimeve nga vendet e tjera me 6% të kërkesave në tërësi.
Ata përbëjnë shtetësinë e dytë, pas Sirisë, për Gjermaninë, me 22.405 aplikime të regjistruara në vjeshtë, ndërsa figurojnë shtetësi e tretë për Luksemburgun dhe Irlandën, me 50 dhe 75 kërkesa të reja të paraqitura respektivisht në këto vende.
Kosova përbën shtetësinë e dytë më të rëndësishme të azikërkuesve të regjistruar për herë të parë në Slloveni, 14%, pas Irakut.
Destinacionet kryesore të azilkërkuesve të rinj janë Gjermania, Hungaria, Suedia, Austria, Italia, Finlanda, Luksemburgu, Holanda, Danimarka dhe Polonia.
Ndërkohë, EUROSTAT kujton se ende mbeten për t’u trajtuar mbi 800 mijë kërkesa për azil të regjistruara deri më tani në vendet e Bashkimit Europian.