Azizi i BESËS: Ahmeti sot e vërtetoi se BDI është kundër ndriçimit të Sopotit dhe Monstrës

“Organizimi i Proceseve të pavarura gjyqësore, që do të ndodhë pas 11 dhjetorit…”

Zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, njëherit anëtar i kryesisë qendrore i ka komentuar zhvillimet e fundit poltiike në vend dhe deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti lidhur me ligjet e PSP-së. Sipas Azizit, qëndrimi i Ahmetit hap dilemën edhe për pjesëmarrjen e BDI-së në inskenimin e këtyre rasteve.

“Nëse dikush deri tani kishte dilema, pas deklaratës së sotme të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, nuk ka më dilema se BDI është kundër punës së Prokurorisë Speciale Publike, që me automatizëm do të thotë kundër ndriçimit të rasteve Sopoti, Brodeci, Radusha, Monstra, Lagja e Trimave dhe shumë rasteve tjera të montuara kundër shqiptarëve. Arsyetimi i Ahmetit se votimi i Ligjeve të PSP-së duhet të bëhet një marrëveshje e re politike, flet qartë se për të dhe për BDI-në më i rëndësishëm është konsensusi me VMRO-DPMNE-në se sa interesi i shqiptarëve që kanë pësuar në skenaret e montuara të pushtetit. Ky qëndrim i Ahmetit len hapësirë të madhe për të dyshuar edhe për rolin e BDI-së në inskenimin e këtyre rasteve”, thekson Azizi.

Ai porosit BDI-në se me obstruksionet që po ja bën punës së PSP-së, vetëm është duke blerë kohë, mirëpo assesi nuk mund të pengojë ndriçimin e të vërtetës, duke shtuar se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes BESA pas 11 dhjetorit, e vërteta rreth këtyr rasteve do të dalë në shesh.
“Ne premtojmë se e vërteta do të dalë në shesh pas ndryshimeve që do të bëjnë shqiptarët më 11 dhjetor.
Këtë do ta arrijmë në bashkëpunim me votuesit shqiptar dhe me bashkësinë ndërkombëtare, sepse edhe vetë eurokomisioneri Johanes Han e bëri shumë të qartë se BE, për dallim prej qeverisë VMRO-BDI, e përkrah fuqishëm PSP-në.

Për këtë arsye zgjedhjet e 11 dhjetorit tani veç tjerash janë edhe referendum i shqiptarëve për të zbardhur të vërtetën për Sopotin,. Monstrën, Brodecin, Lagjen e Trimave. Njëkohësisht këto zgjedhje do të jenë referendum në të cilin votuesit shqiptarë përmes votës së tyre të votojnë për lirimin e shqiptarëve të arrestuar në këto raste. Organizimi i Proceseve të pavarura gjyqësore, që do të ndodhë pas 11 dhjetorit do të hapë mundësinë për lirimin e gjithë shqiptarëve të pafajshëm, të cilët janë dënuar pa kurrfarë fakte dhe argumente. Po vjen ndryshimi i madh, e si duhet të ndodh kjo, dhe si të rrëzohet BDI-ja? Është e thjesht, duhet mos ta votoni BDI-në, por të votoni një parti opozitare, cilën të doni ju, vetëm mos të jetë partia në pushtet! Prandaj me BESË do të bëhet dallimi i madh!”, thotë përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi./Lajmpress.com

Artikulli paraprakTrump i kërkon falje serbëve për Kosovën dhe bombardimet
Artikulli vijuesNuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje