Babai hedh foshnjën nga dritarja

Një ngjarje e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së hënës ka shokuar opinionin e gjerë. Babai hodhi nga kati i katërt i Maternitetit “Koço Gliozheni” foshnjën e porsalindur.

Burime të policisë së kryeqytetit tregojnë se foshnja ishte tre ditëshe dhe e gjinisë mashkull, transmeton TCH.

Blutë e Tiranës thanë se i dyshuari për ngjarjen është Hysen Biba dhe se policia u vu ne ndjekje për kapjen e tij.

Në kryeqytet u ngritën disa postoblloqe, ndërsa në operacion u përfshinë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në momentin kur nëna nuk ishte në dhomën e maternitetit dhe foshnja ndodhej vetëm me të atin. Pasi e hodhi të miturin nga dritarja e maternitetit në katin e katërt, babai u largua me automjetin e tij.

Mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën foshnjës, por ajo nuk mundi të mbijetojë për shkak të lartësisë së madhe nga ku u hodh.

Policia po heton për shkaqet që kanë çuar babanë të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa thuhet se para se të ndërmerrte këtë akt, ai kishte debatuar me bashkëshorten. Ndërkaq nëna e shokuar nga ky veprim është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve në Maternitet. Paraprakisht thuhet se babai vuante nga depresioni./kohaislame

Artikulli paraprakKoalicioni, “trik” i Thaçit
Artikulli vijuesSëmundjet seksuale, shtohen rastet në Tiranë