Ka qenë temë ditore e rrjeteve sociale shkrimi tij, kush pro e kush kundër. Titulli prej akademiku dhe ndihma e mediave virtuale për të shpërndarë e bëri të vetën. Por nga një përcjellje e vogël e debateve e shohim se fitojë shumica, e jo ju pakica. Po iu referohemi kështu, ngase ju keni bërë një ndarje ne dhe ju, që hiq nuk ishte me vend.
Myslimanët janë shumicë në Kosovë, pa të përmendur % që ju mundoheni ta përpjesëtoni me praktikues e jo praktikues, e që kjo ndarje prapë nuk është me vend. Myslimanët nuk janë përjashtues ndaj atyre që veten e ndien mysliman, është përgjegjësi e tij personale çështja e adhurimit dhe praktimit të bindjes së tij fetare.
Të çmojë për guximin, por guximi ishte i gabuar. Si duket ai mllefi i akumuluar qe shumë kohë, nuk të la që as ditën e dytë të festës së myslimanëve të bësh durim për të mos hapur probleme. E them probleme, ngase gjuha yte me cinizëm bëri të irritoheshin shumë njerëz që po hanin bakllavën që juve shumë u pengonte. Dhe çfarë ndodhi? Të treguan historinë tënde, arritjet e tua dhe mbi të gjitha ti çmontuan të gjithë paragrafët. Dhe ata nuk ishin akademikë, ishin myslimanët e Kosovës, intelektualët e Kosovës, bile bile edhe ato shokët e tu të ateizmit.
Njëri ti tregoi gabimet drejtshkrimore, tjetri se çfarë akademiku je ti, tjetri ti shpjegojë konceptet filozofike të ngatërruara, tjetri historinë e përzier komuniste, tjetri të ftojë në debat dhe me një fjalë humbe.
Tjetër muhabet që është shumë me rëndësi, është puna e demarkacionit që këto ditë është top temë diskutimi. Ti me shkrimin tënd arrite të lësh në hije këtë temë tek myslimanët e facebookit, por jo tek myslimanët që kuptojnë hilet e tua, e dashurinë për këtë vatan e kanë si paraardhësit e tyre mysliman shqiptar besnik ndaj vatanit, kombit e fesë. Nuk e di me çfarë agjende e bërë këtë, por të zhvendosësh temën e demarkacionit në çështjen e besimit të tregojë unë se në cilin burim e dërgon ujin!
Myslimanët kanë qenë këtu, do të vazhdojnë të jenë edhe atë qytetar më të zëshëm për drejtësi, për përgjegjësi, për moral, për edukim, për zhvillim, ngase këto janë obligimi i ynë i shumicës. Ju pakica me politikat të dëmshme për këtë vend, e kemi parë ku e keni dërguar këtë vend vitet e fundit!
Myslimanët shqiptar nuk kanë problem të ulen e të diskutojnë me askënd, ngase historia e tyre është e ndritur, e tashmja po ashtu është e pa njollosur dhe e ardhmja sigurisht do të jetë më e mirë. Ne kemi dëshmuar ndër vite tolerancë e bashkëjetesë duke qenë komunitet shumicë. Ne nuk durojmë hipokrizi, ngase nga myslimanët tonë të parë mësuam se vatani e dini duhet sinqerisht dhe për këtë ia vlen të sakrifikohet. Ne ndjekim rrugën e këtyre burrave të mirë, që dëshmoi historia. Po ju në rrugën e kujt po shkoni se?
Nexhmedin Kalisi